Dy viktima në Shqipëri si pasojë e motit të keq

0

Që prej mbrëmjes së djeshme Shqipëria është goditur nga një valë rreshjesh dhe erërash që kanë shkaktuar probleme të shumta.

z_1448186842-8507248

Por fatkeqësisht veç dëmeve stuhtë kanë shkaktuar edhe dy viktima. Në Radhimë të Vlorës shtetasi Luan Qarri ka gjetur vdekjen pasi e ka marrë rrjedha e lumit me vetë ndërsa në Shëngjin Viktori Gjergji është gjetur i pajetë pasi kishte dalë për peshkim. Por rreshjet kanë shkaktuar edhe shumë probleme në qarkullim duke bllokuar disa akse problematikë. Gjanica në Fier ka dalë sërish nga shtrati duke përmbytur disa banesa. Në qarkun e Durrësit shirat e rrëmbyer të shoqëruar me erë të fortë lanë pa energji elektrike Sukthin, Thumanën, Gjirin e Lalzit, Xhafzotajn, Spitallën, Dervenën, Borizanin dhe zonën e Shkëmbit të Kavajës, shkruan opinion.al

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com