Dy të vdekur nga rrëshqitja e shkëmbit në Lugano

0
Ndonëse policia nuk ka dalë me të dhëna të sakta, mediet marrin vesh se dy gra kanë humbur jetën nën gërmadhat e shtëpisë

Reshjet e fuqishme të shiut që kanë rënë ditëve të fundit në Kantonin e Tesinës, përveç vërshimeve kanë shkaktuar edhe rrëshqitje dheu. Në afërsi të Luganos në natën në mes të të shtunës dhe të dielës ka rrëshqitur një shpat mali i cili  ka mbuluar një shtëpi. Mendohet se në atë shtëpi, të shkatërruar në tërësi, kanë qenë tetë persona. Policia ende nuk ka të dhëna nëse ka vdekur ndonjë njeri ose jo. Por ndërkohë mediet marrin vesh se dy gra kanë humbur jetën nën gërmadha

Ndërkohë, katër veta janë dërguar në spital. Policia nuk ka mundur të konfirmojë për mediet nëse katër personat që e banonin në atë shtëpi kanë qëlluar në momentin fatal brenda saj ose jo. Aktualisht, si pasojë e rrëshqitjes së shkëmbit është e mbyllur rruga kantonale në drejtim të Cadro-s, bën të ditur srf.ch.

Sipas policisë, rrëshqitja  shkëmbit ka ndodhur rreth orës 2.30 të pas mesnatës në Davesco-Soragno, një lokalitet që është rreth 6 kilometra nga qendra e Luganos.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com