Dy shqiptarë nga Bujanoci nisen me ble veturë, kapen me 3 kilogram heroinë (Foto)

0

1

Dy meshkujt shqiptar nga komuna e Bujanocit kanë tentuar gjatë vikendit të trafikojnë 3 kilogramë drogë të tipit marihuanë të paketuara në 12 paketime të vogla, të fshehur nën dorëzën e marshit në veturë.

Vozitësi i veturës tip “Mercedes ML” me targa VR, me moshë 30 vjet dhe pasagjeri 48 vjeçar, kanë deklaruar se janë nisur për Zvicër që të blejnë veturë dhe nuk kanë asgjë për të lajmëruar.

2

Ata janë dërguar në kontrollim të detajuar në skaner ku janë vërejtuar parregullsi në pjesën nën marsh të shpejtësive.

Vetura me pasagjerët është dërguar me përcjellje për në qytetin e Shidit ku është kryer kontrollimi i detajuar i veturës.

Në reduktorin e veturës është vërejtur diçka jo e zakontë pasi është konstatuar se veturës nuk i funksionon tërheqja e përparme.

Duke hapur pjesën e reduktorit doganierët kanë gjetur paketime të mbështjellura me ngjitës trakë.

Vozitësi dhe pasagjeri iu janë dorëzuar policisë për procedurë të tutjeshme.

3

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com