Dy serb nga Vranja arrestohen në Bujanoc me 86 gram heroin, gjatë aksionit lëndohet një inspektor shqiptarë

0

Në një aksion të udhëhequr nga inspektorët e antidrogës nga Vranja në bashkëpunim me një inspektorë shqiptarë të antidrogës nga Bujanoci, të martën në orët e mbrëmjes në rrugën nga Levosoja që shpien drejtim të liqenit të Bujanocit janë ndaluar 2 persona të nacionalitetit serb, me vendbanim në Vranjë tek të cilët është gjetur 86 gram lëndë narkotike të llojit heroinë.

images

Gjatë këtij aksioni lëndime trupore kanë pësuar edhe 1 inspektor shqiptarë i antidrogës nga Bujanoci i cili më pas është dërguar në spitalin e Vranjës për të marrë ndihmën mjeksore, i njeti tashmë është në gjendje të mirë dhe në shërbim. Siq ka mësuar BujanociNet, deri tek incidenti ka ardhur si pasojë kur të arrestuarit kanë tentuar të largohen nga vendi i ngjarjes kështu duke goditur me veturë inpsktorin. Të dyshuarve për trafikim të narkotikëve me urdhër të prokurorit iu është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com