Dy preshevar, një nga Bujanoci dhe Nishi arrestohen për trafikim emigrantësh
15:01 | 24 Maj 2016

Policia në Vranjë në tre aksione të ndara ka zbuluar 27 emigrantë pa dokumente personale në komunën e Vlladiçki Hanit dhe Bujanocit. Sipas policisë, këta migrantë janë transportuar nga 4 persona. Së pari është arrestuar 27 vjeçari nga Bujanoci të cilit iu është caktuar mbajtje prej 48 orës, pastaj një personi nga Nishi (46) dhe dy të dyshuarve nga Presheva, njëri 28 vjeçar dhe tjetri 38 vjet. Policia i ka konfiskuar edhe veturat me të cilët janë transportuar emigrantët.
Françeska Jaçe