Dy plagosje në Fushë Kosovë
10:14 | 11 Dhjetor 2015

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti për arsye të panjohura ka sulmuar me kondak të revoles viktimën mashkull K-Shqiptar, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

plagosje I dyshuari ka vetëdorëzuar një armë me një karikator që dyshohet të jetë përdorur në rast. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari dërgohet në mbajtje. Në oborrin e një shkolle gjashtë të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes veti dhe me viktimën mashkull K-Shqiptar nxënës, me ç’rast njëri prej të dyshuarve gjatë përleshjes dyshohet se e ka goditur me një thikë viktimën. Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe ka konfiskuar një thikë dhe një boks të hekurt që dyshohet të jenë përdorur në rast.

Alesia Bami