Dy mënyrat natyrale për të shëruar mishrat e dhëmbëve

0

Nëse keni vuajtur ndonjëherë nga infeksioni i mishrave të dhëmbëve, e dini se sa e dhimbshme mund të jetë kjo.

Fillon me një skuqje për të përfunduar më pas me shfaqjen e disa qeskave apo flluskave të vogla. Kjo bën  që të akumulohen baktere dhe këtu fillon pikërisht edhe problem më serioz me mishrat e dhëmbëve. E gjithë kjo vjen si rrjedhojë e dëmtimit të kockave dhe indeve mbështetës të dhëmbëve, duke sjellë kështu edhe humbjen e dhëmbëve.

Shkaku kryesor i dëmtimit të mishrave të dhëmbëve lidhet me larjen e dhëmbëve në mënyrë jo të rregullt. Tjetër faktor është përdorimi i çamçakëzit, i cili i dëmton ato pavarësisht sa shpesh i lani dhëmbët. Ka shumë alternativa natyrale që kurojnë mishrat e infektuar të dhëmbëve. Por, këto metoda janë të efektshme vetëm kur gjendjen e mishrave të dhëmbëve keni arritur ta pikasni në kohë

Por më e “rrezikshmja” është Paradentoza! Një nga shkaqet më të shpeshta të humbjes së dhëmbëve te personat e rritur. Për fat të keq, paradentoza shfaqet me simptoma të vogla, kështu që shumica e njerëzve nuk mundet ta vërejë se vuan nga kjo sëmundje apo infeksion.

Simptomat që duhet dalluar janë: mishi tepër i ndjeshëm, mishi i ënjtur i dhëmbëve, ngjyra tejet e kuqe e mishit të dhëmbëve, aroma nga goja, shija e çuditshme në gojë, dhimbje në dhëmbë dhe në mishin e tyre.

Receta popullore që shëron këtë problem është pastrimi i dhëmbëve për çdo ditë me vaj ulliri. Vaji i ullirit kujdeset mirë për dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve, parandalon rritjen e baktereve dhe zbut infeksionet.

Aloe Vera është bima magjike që sjell përfitime të panumërta në shëndet. Ajo mund të përdoret edhe për të trajtuar mishrat e dhëmbëve të dëmtuar. Atë mund ta përdorni si pastë dhëmbësh ose thjesht të bëni gargarë me pak ujë dhe Aloe Vera.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com