Dy Kombëtare sonte e sigurojnë kualifikimin në botëror

0

Sonte do të zhvillohen dy përballje shumë interesante, ku dy skuadra do të kualifikohen në Kupën e Botës Rusia 2018.

Zvicra – Irlanda e Veriut dhe Greqia – Kroacia do të jenë dy ndeshjet e sontme të play-offit në Evropë.

Zvicra e shqiptarëve e kishte fituar ndeshjen e parë në udhëtim 0:1, me golin e vetëm të shënuar nga Ricardo Rodriguez nga pika e bardhë.

Atyre sonte u mjafton çfarëdo fitore ose barazimi, për t’u kualifikuar në botëror, nuk u konvenon asnjë humbje.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 18:00.

Në ndeshjen tjetër, Kroacia e ka shumë më të lehtë kualifikimin, pasi në ndeshjen e parë kishte mposhtur Greqinë me rezultat të thellë 4:1.

Ndeshja ndërmjet këtyre dy skuadrave zhvillohet nga ora 20:45.

Shpërndaje në rrjetet sociale.
Google+ Disqus

Leave A Reply

comments powered by Disqus
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com