Dy fëmijë në Medvegjë të prekur nga sharllahi

0

Dy fëmijë në institucionin parashkollor “Mlladost” në Medvegjë janë prekur nga sëmundja sharllah ka bërë të ditur mjeku, Dragan Angjellkoviq.

Sipas fjalëve të tij, Enti për shëndet publik në Leskoc dje ka marrë mostrat. Sharllahi është një sëmundje serioze infektive të cilën e shkakton bakteria dhe në rast të rënies së imunitetit ajo shkakton ndryshime në organizmin e fëmijëve edhe atë më së shpeshti tek ata të moshës 2 deri në 5 vjeç.

Kjo sëmundje është kritike edhe në fazën akute por edhe në fazën e mëvonshme sepse mund të vijë deri tek komplikimet e disa organeve, më së shpeshti të zemrës dhe veshkëve. (mepress.info)

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com