Dy aksione policore, arrestohen disa preshevar për trafikim me emigrantë

0

Police

Pjestarët e ministrisë së punëve të brendshme kanë gjetur, në dy aksione të ndara, 34 migrantë që me vete nuk kanë pasë asnjë dokument identifikimi.

Në Bujanoc, policia në bashkëpunim me njësitin antiterrorist në oborrin e një shtëpie në fshatin Somolicë, komuna e Bujanocit kanë gjetur 29 emigrantë, revole ilegale si dhe dy vetura me targa të falsifikuara, një motocikël me 4 rrota dhe tri vetura me të cilët dyshohet se janë përdorë për transport ilegal të njerëzve.

Me urdhër të prokurorit është arrestuar L.J (1993) nga komuna e Preshevës për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale, për të cili dyshohet se ka drejtuar veturën me të cilën ka transportuar migrantë.

Gjithashtu, policia ka ngritur vepër penale kundër 69 vjeçarit për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale për armë mbajtje pa leje.

Edhe kundër një 64 vjeçari është ngritur vepër penale për shkak të falsifikimit të dokumentave, gjegjësisht ka poseduar dy vetura me targa të falsifikuara.

Në aksionin e dytë, policia ka arrestuar N.A (1972) nga komuna e Preshevës pgvr shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale, kalim ilegal i kufirit dhe trafikimin njerëzish.

Policia në Xhep, komuna e Vlladiçki Hanit ka ndaluar veturën e markës “Shkoda Octavia” me targa VR të cilën e ka drejtuar N.A dhe ka gjetur 5 emigrantë pa dokument identifikimi.

N.A është dërguar tek gjykatësi hetues dhe iu është caktuar 30 ditë paraburgim.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com