Durrës: Shaip Kamberi e Ardita Sinani pjesëmarrës në konferencën rajonale kundër ekstremizmit

0

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, dhe kryetarja e komunës së Preshevës, Ardita Sinani, po marrin pjesë në Konferencën rajonale me theks në luftën kundër ekstremizmit.

Në konferencën e organizuar nga Asociacioni ndërkombëtar për menaxhimin e qyteteve/regjioneve (ICMA), po marrin pjesë të gjitha qytetet dhe komunat e Ballkanit perëndimor të cilat janë pjesë e Rrjetit të qyteteve dhe komunave të forta (Strong Cities).

Në konferencë po marrin pjesë mbi 60 qytete dhe komuna të Ballkanit perëndimor, organizata dhe institucione të ndryshme ndërkombëtare.

Konferencën nga afër po e përcjell përfaqësuesi i Departamentit amerikan të shtetit, Michael Duffin, përfaqësuesit e Misionit të OSBE-së nga Shqipëria dhe Serbia, përfaqësues të ambasadave të ndryshme dhe organizatave aktive në luftën kundër ekstremizmit.

Komuna e Bujanocit dhe e Preshevës, nga anëtarsimi në Rrjetin e qyteteve dhe komunave të forta (Strong Cities), kanë marrë pjesë në tri konferenca ndërkombëtare, duke filluar nga ajo e Danimarkës, Ulqinit dhe tash në konferencën e Durrësit.

Shpërndaje në rrjetet sociale.
Google+ Disqus

Leave A Reply

comments powered by Disqus
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com