Duka e pranon se gaboi me Behramin, Shaqirin e Xhakën

0

duka kaka

Armand Duka, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, si duket është penduar që nuk ka ftuar në Kombëtare lojtarët si: Shaqirin, Behramin, Xhakën dhe të tjerët

Armand Duka, numri një i futbollit shqiptarë, i ftuar në emisionin “Allez Show”, e ka pranuar se ndoshta në të shkuarën duhej të ishte ndjekur një politikë ndryshe për t’i afruar në Kombëtare lojtarët si Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën, Valon Behramin e të tjerë.

“Ndoshta edhe qasja jonë ndaj tyre që në moshë të vogël nuk ka qenë e njëjtë, por edhe dëshira e tyre nuk ka qenë e njëjtë”, ka deklaruar Duka, i cili është kritikuar vazhdimisht për ikjen e talenteve nga ekipi kuqezi.

Xherdan Shaqirin, Granit Xhaka e Valon Behramin kanë zgjedhur të përfaqësojnë Zvicrën, pasi pretendojnë se nuk janë kontaktuar asnjëherë nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com