Duhan dhe radiolidhje kapen tek një shqiptar i Luginës
10:01 | 08 Maj 2015

Në fshatin Rogoqicë të Kamenicës raportohet se është ndaluar një veturë civile të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull shqiptar dhe gjatë kontrollit në veturën e tij, janë gjetur 442.50 kg duhan të grirë dhe dy radiolidhje njoftoj policia e Kosovës.
kamenic-euml-konfiskohen-duhan-radiolidhje-dhe-mallra-tjer-euml-kontraband-euml_hd
Me vendim të prokurorit malli dhe vetura janë konfiskuar dhe u janë dorëzuar në procedim të mëtutjeshëm autoriteteve doganore, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. Gjithashtu në Novosellë të Kamenicës raportohet se është ndaluar një veturë civile të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Serbisë dhe gjatë kontrollit në veturën e tij, është gjetur një sasi e duhanit të grirë dhe një sasi e gjërave ushqimore. Me vendim të prokurorit malli si dhe vetura janë konfiskuar dhe i janë dorëzuar në procedim të mëtutjeshëm autoriteteve doganore, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./rajonipress/
 
Aurela Hoxha
S