Dua Lipa në Prishtinë, por shikoni çfarë ka bërë Rita Ora për të
20:00 | 11 Gusht 2018

Rita Ora dhe Dua Lipa, dy shqiptaret më të famshme në sferën e muzikës moderne botërore shpesh janë komentuar për një raport që lë për të dëshiruar.

Kunjat mes vajzave, rivaliteti në heshtje dhe tendenca për të shmangur njëra-tjetrën janë vërejtur në vazhdimësi.

Por, se një etapë e re ka lindur mes vajzave,u la të kuptohet nga konferenca e Duas në Prishtinë kur tha se Kosovën e njohin me Rita Orën, njerëzit me të cilët takohet.

E duket se edhe Rita ka bërë një hap në këtë drejtim.

Për të parën herë, ajo ka pëlqyer fotografinë e Duas nga koncerti ku falenderon turmën e madhe të njerëzve në vendin e origjinës.

Akujt mes vajzave duket të jenë shkrirë përfundimisht.

 

Françeska Jaçe