Dua Lipa është bërë artistja e parë shqiptare që fiton çmim “Grammy”, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja ka fituar në kategorinë “Kënga më e mirë në zhanrin dance”, në të cilën ka garuar me këngën “Electricity”, në bashkëpunim me Mark Ronson dhe Diplon.
Po ashtu, këngëtarja ka fituar edhe në kategorinë “Artistja më e mirë e re”, ku po garonte edhe Bebe Rexha.
Dua Lipa bëhet artistja e parë shqiptare që arrin të fitojë çmim në ceremoninë “Grammy”, e që këtyre sukseseve i është gëzuar tejmase. /Lajmi.net/