“Dua Buk”

0

Jo shumë familje në Luginë të Preshevës kanë kushte të mira për jetë, por disa prej tyre klasifikohen në varfëri pothuajse të skajshme, të cilat në pamundësi për të siuguruar kafshatën, gjithmonë i kanë duart e shtrira kah ndihmat socila dhe njerzit e vullnetit të mirë. Qendra për pun sociale në Bujanoc i ka klasifkuar këto familje, dhe në bazë ligjore dhe mundësive që ka kjo qendër, gjithnjë prioritet ka familjet më të rrezikuara socilae.

dua buk 1 

Njëra ndër këto familje që figuron në listën si shfrytëzuesve të socialit është edhe familja Kamberi nga fshati Samolic e komunës së Bujanocit. Elmaze Kamberi nënë e 5 fëmijëve jeton me ndihmë sociale prej 17 mijë dinarëve. Ajo tash është nënë vetëushqyese e cila kujdeset për fëmijët e saj me aq sa ia lejon edhe shëndeti. Shtëpinë në të cilën jetojnë familja Kamberi ia kanë ndërtuar njerëz të vullnetit të mirë. mirëpo e zonja elmaze thotë se herë pas here i ndihmojnë të tjerët. shtepia 1Sa i del mbanë me të hollat që merr nga sociali Elamzaj tregoi se, me aq sa ka mundësi më ato para mundohet t’iu siguroj të paktën ushqim fëmijëve në mos më shumë. Në  mes gjendjes ekonomike të vështir 2 prej vajzave të zonjës Elmaze vuajnë nga një sëmundje psiqike dhe nuk janë të aftë as të shkollohen, mirëpo të tjerët vijojnë shkollimin. Zonja Elmaze tregoi se edhe gjatë dimrit që lam pas në pamundësi që të ken uj brenda shtëpisë është dashur të bartë ujin me kova të ndryshme për të pastruar, enët, rrobet dhe për nevoja tjera higjenike. Të gjitha vajzat ëndërrojn kukullat, rroba të bukura që lakmojnë moshataret e tyre, mirëpo kur pyetëm Hamiden se çka dëshironte më shumë, ajo kërkoi diçka që dot prekë  ndërgjegën e të gjithë neve “Dua Buk“ tha ajo. Athua ky fëmijë e ka mbushur ndonjëher barkun me buk, ashtu siq ja do zemra, e për luks mos të flasim sepse ajo mund vetëm ta ëndërrojë. kepuctKjo familje përveç kushteve të vështira elementare për jetesë, ajo ka edhe një hall tjetër të cilat përballen me probleme shëndetësore, mirëpo fal njerëzve të vullnetit kjo familje ndihmohet herë pas here edhe nga fqinjët e tyre, të cilët kujdesen edhe për shëndetin e tyre mendor, por edhe duke ia siguruar kafshatën e gojës, për këtë familje dot ishte e mirë se ardhur edhe ndihma e gjithkujt sidomos atyre në perëndim. Njazi Ahmeti drejtor i Qendrës për Punë Sociale në Bujanoc tha se, është një numër i madh i qytetarëve të komunës së Bujanocit që janë shfrytëzues të socialit, mirëpo familjet që klasifikohen më të rrezikuara janë ato familje që kanë më shumë fëmijë dhe jetojnë në kushte tejet të vështira./BujanociNet/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com