Dua bëhet edhe prezantuese, jep parashikimin e motit në Kosovë, në televizionin francez (Video)

0

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ka parashikuar motin e Kosovës në një televizion francez.

Ajo ishe e ftuar në “TMC TV” ku dhuroi spektakël në emisionin “Quotidien” duke dhënë parashikimin e motit. “Le të shikojmë motin në Prishtinë, kryeqytetin e Kosovës. Është 22 gradë celsius… Direkt nga Parisi, natën e mirë”, ka thënë ajo teksa është përcjellë me shumë duartrokitje.

Këngëtarja këtë moment ka ndarë me fansat e saj në Instagram. Ndryshe një ditë më parë Dua Lipa ka marrë çmimin “Ascap Vanguard”, për ndikim në muzikë, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “ASCAP”, e cila u mbajt të hënën mbrëma në Londër.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com