Drivatet e naftës në vendin tonë, përveç çmimit të lartë, edhe të cilësisë së dobët

0

Për të pasur një makinë në gjendje të mirë, e rëndësishmë është ruajtja e motorit të makinës, ndërsa për të pasur një motror të qëndrueshëm i rëndësishëm është karburanti që konsumon makina.

Benzinska pumpa

Sa janë cilësorë derivatet në vendin tonë, nga auto teknikët vlersohen, të cilësisë së mesme, ndërsa nga ana shoferve vlersohen se derivaret janë me cilësi më të keqe në rajon, duke u konsideruar edhe me çmim më të lartë. Përdorimi i karburantëve me cilsi të dobët ndikon negativisht në filterat e makinës, njofton Orhan Sefedini auto teknik, duke shtuar se ngasësit e makinave duhet të kenë kujdes se ku furnizohen me karburant, ngase cilësia në pompat e derivateve në komunën tonë vlerësohet jo e kënaqshme, dhe kjo shkakton pasoja në motorrin e makinës dhe kjo më pas kalon në shpenzimet e ngasësve. Dëmtimet më të mëdha që shaktojnë derivatet e pa pastërta, ndikojnë tek grykat (diznet) e motorit që sipas auto servisit ndërrimi i tyre është mjaft i kushtueshëm. Nga ana e shoferëve vlerësohet se jo vetëm që derivatet në vendin tonë janë mjaft të dobëta por edhe me çmimet janë shumë të larta. “Jo që nuk janë të mira derivatet por edhe çmimi është shumë i lartë, ata që kanë vetura të reja kanë shum probleme sepse eurodizel është shum e përzime me ujë” kështu shprehen ngasësit e automjeteve. Si efekt të përdorimit të tillë një karburant me cilësi të lartë siguron mbrojtje optimale në motor, duke shtrirë jetën e tij të punës, por edhe kursimet, sepse motori do të jetë më pak i ndjeshëm ndaj një karburanti cilësor./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com