Drita gjelbërt për asfaltimin e rrugës Zarbic-Muhoc

0

rruga

Dje në Komunën e Bujanocit qëndruan perfaqesuesit e Fondit Humanitar për Malësin e Bujanocit në përbërje të delegacionit ishin Mefail Limani kryesues i Fondit ,Mefail Ramadani, Ibrahim Maliqi dhe Hajrush Ramadani anëtar të këshillit me Kryetarin e Komunës së Bujanocit z. Shaip Kamberi , z Januz Musliu kryetar i kuvendit komunal, njëherit edhe kryetar i KKSH-së si dhe Drejtorin e Drejtoratit për Ndërtim në Komunën e Bujanocit z. Agim Haliti si dhe Fazila Azemoviç udhëheqëse për Zhvillim Ekonomik Lokal në Komunën e Bujanocit ku zyrtarisht kan njoftuan dhe dorëzuan vendimin mbi refuzimin e Ankesës së firmës Saba Bellça rreth tenderit të rrugës Zarbinc-Muhoc e ku refuzimi në fjal ishte pa të drejt ankese dhe vendim i plotfuqishëm ku pas këtij vendimi mund të bëhet edhe nënshkrimi i kontratës për fillimin e Asaltimit të rrugës në fjalë.

Kontrata mund të nënshkruhet me fituesin e tenderit menjëher pas procedurave ligjore sa më shpejt të jetë e mundur dhe të fillojnë punët në realizimin e projektit, sikurse kryetari i Komunes Shaip Kamberi pastaj Januz Musliu si dhe Agim Haliti e Fazila Azemoviç kan premtuan se kontrata do të nënshkruhet shumë shpejt (SEPSE MA NUK KA ASNJE KONTEST LIGJOR DHE PENGES PER MOS NENSHKRIMIN E KONTRATES NE FJAL PASI QE FITUESI I TENDERIT ESHTE I PERCAKTUAR) dhe do të fillohet me realizimin e puneve ne teren.Nuk ka ma asnje arsyeje qe punet te zvarriten por vetem priten procedurat formale sipas ligjit.Kryetari na premtoi njeashtu dhe Jenuz Musliu se do shqirtojne mundesin qe projekti te realizohet vetem me mjetet e Komunes po qe se lejojne mundesit buxhetore gje te cilen e kishte premtuar edhe gjate fushates zgjedhore gje e cila mbetet te shifet ne vazhdim.Krejt per fund na u premtua se punet gjithesesi do te fillojn gjate ketij viti dhe sa me shpejt te jet e mundur.

Ne Gjilan me: Kryesuesi i Fondit
07.07.2016 Mefail Limani

doco

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com