Dridhje toke në Gjilan /E plotësuar/ epiqendra në Livoç

1

Dridhjet që përfshinë rajonin e Gjilanit para disa minutave u shkaktuan nga një tërmet që kishte epiqendër Livoqin e Poshtëm të kësaj komune.

Dridhjet janë regjistruar nga stacioni sizmologjik, që po ashtu është i vendosur pikërisht në epiqendrën e këtij tërmeti.

Këtë për KosovaPress, e konfirmoi udhëheqësi i Divizionit Seizmologjik, Shemsi Mustafa.

Ai bëri me dije edhe magnitudën e këtij tërmeti.

“Në 10:50 janë regjistruar dridhjet. Epiqendrën e kishte në Livoq të Poshtëm, afër Gjilanit. Mu aty e kemi edhe stacionin. Magnituda e këtij tërmeti ishte 3.4 shkallë të rihterit”, tha Mustafa.

Por këto dridhje nuk kanë qenë aq të mëdha sa të shkaktojnë dëme materiale apo në njerëz.

Mustafa, tha se ka marrë konfirmimin nga zyra për emergjenca në Gjilan dhe deri më tani nuk është regjistruar asnjë dëm.

—————————————————

Të hënën rreth orës 10 e 50 është dëgjuar një dridhje e fuqishme në Gjilan. Dridhjet e tokës janë dëgjuar në tërë qytetin.

dridhje-toke-n-euml-gjilan_hd

Ndonëse nuk janë shënuar dëme apo viktima, banorët janë shqetësuar dhe shumë prej tyre edhe kanë dalur jashtë shtëpive dhe banesave, raporton rajonipress.

Ndryshe rajoni i Gjilanit është i njohur si vend sizmik dhe me ndjeshmëri të lartë të tërmeteve për shkak të hapësirave termale që ndodhen në pjesë të shumta të Anamoravës .

Shpërndaje në rrjetet sociale.

1 Koment

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com