Dridhet Kombëtarja, merr një lajm të keq para ndeshjes me Armeninë
09:58 | 25 Mars 2015

Mbrojtësi kosovar, Mërgim Mavarj nuk ka stërvitur fare me kombëtaren shqiptare për shkak të...

Mavraj Gianni De Biassi, selektori i Shqipërisë, ka marr një lajm të keq para ndeshjes me Armeninë, e cila do të luhet të dielën në kuadër të eliminatoreve për Euro 2016, raporton Gazeta Express. Mbrojtësi i Kolnit, Mërgim Mavraj ka pësuar një lëndim, derisa në stërvitje mori pjesë si spektator. 29 vjecari ndjeu probleme në seancën e paradites, shqetësime që u dukën të papërfillshme në momentin e parë. Një përgjigje për gjendjen e Mavraj stafi mjekësor do ta japë në orët e ardhshme kur mbrojtësi t'i nënshtrohet një ekzaminimi më të detajuar. Kurse, stërvitje të diferencuara ka bërë edhe mbrojtësi i Tiranës Debatik Curri, shpresat e të cilit për t'u rikuperuar janë në ngritje.
Françeska Jaçe