Dridhët Juventus, lojtari i madh drejtë gjigantit spanjoll
15:59 | 14 Qershor 2018
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka thënë se Paulo Dybala mund të shkojë në Barcelonë ose Real Madrid.

Në një intervistë për Sky Sport, Allegri tha se Dybala mund të largohet nga Juventusi në verën e ardhshme drejt Barcelonës ose Real Madridit.

“A do të presim deri në përfundim të kampionatit Botëror që ai të vendosë për të ardhmen e tij? Jo, nuk është rasti si i Higuainit”, tha Allegri, transmeton Gazeta Express.

“Kam folur me të para pushimeve dhe qëllimi i tij është që të luajë edhe një stinor të madh me ne dhe pastaj të shkojë në ndonjë ekip të madh. Nëse luan në Juventus, keni vetëm tri shanse: Real, Barça ose Bayern”, vazhdoi trajneri italian.

Dybala u transferua në Juventus në verën e vitit 2015 nga Palermo për një shumë rreth 35 milionë euro. Ai është bërë njëri ndër lojtarët më të mirë në botë në pozicionin e tij që prej se u bë lojtar i Juventusit. Ai ka qenë i lidhur për një kalim të mundshëm në Real Madrid ose në Barcelonë edhe në të kaluarën.

Alesia Bami
S