Drejtoria e shkolës “Naim Frashëri” në Bujanoc, nuk pati durim që ta përfundoi orarin, në ditën e fundit të mësimit

0

Dita e sotme apo data 12 qershorë ishte edhe dita e fundit e precesit mësimorë për të gjithë nxënësit e shkollave fillore në të gjithë Sërbinë.

Shkolla fillore ''Naim Frashëri''-Bujanoc

Me përfundimin e mësimit nxënësit i pret pushim i gjatë i sezonit verorë, kurse nxënësit e klasave të teta i pret përgaditje për provime, kështu që javën e ardhshme ata do të i nënshtrohen provimit përfundimtarë, por edhe gjatë sezonit verorë atyre u duhet përgaditje për provimet pranuese për regjistrim në vazhdimin e shkollimit të mesëm. Për tu njoftuar se me çfar rezultate po përfundojnë mësimin nxënësit e shkollës fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, dhe se cili është dallimi nga gjeneratat e kaluara, si dhe kur do të bëhet kumtimi i suksesit, ekipi i TV Bujanoci sot nuk pati sukses të marrë këto informacione më të detajuar, pasi që ende pa përfunduar orari i paradites asnjë nga kompetentët e kësaj shkolle nuk u gjet nëpër zyret e tyre, përpos njëri nga mësimdhënësit i cili nuk kishte të drejt të na informoj në ktë aspect, sepse sipas tij kjo ishte përgjegjësi e pedagogut apo drejtorit të kësaj shkolle. Vlen të ceket se nxënësit të cilët nuk arrijn sukses që ta kryejn testin në afatin e parë, atyre do ti ipet mundësia që ti nënshtrohen testit në fjalë në muajin gusht. Nxënësit e klasës së tetë fletëdishirat për shkollat e zhgjedhura, drejtimet, gjimnazet dhe profilet arsimore, do ti plotësojn më 26 dhe 27 qershorë. Nxënësit kanë për obligim të paraqesin sa më shumë dëshira me kusht që të arrijn të përcaktohen në drejtimin e duhur. Nxënësit e pa përcaktuar nuk mund të regjistrohen në shkoll të mesme në afatin e parë, ata mbesin për afatin e dytë të regjistrimit më 9 korrik të këtij viti./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com