Drejtori i TV-Spektrit aksidentohet në Gjilan – Trajtohet si i huaj, e jo si Shqiptarë!

0

Në rrjetin social facebook, Drejtori Xhelal Behluli e ka treguar rastin duke thënë se: 
‘’Sot ora 13:00 në lagjen e Zabelit në Gjilan, në një udhëkryq vjen një femër duke vozitur shumë shpejtë, dhe nga shpejtësia e madhe që kishte kur më ka goditur më ka kthyer mbrapsht-në anën tjetër nga drejtimi që isha duke shkuar. Dalin nga dyqanet përreth dhe qytetarët afrohen duke thënë se ‘’shyqyr shpëtove nga kjo grua e cila ishte duke vozitur shumë shpejtë’’.

Në atë moment lajmërohet një polic civil, ku pastaj fillojnë ti ndryshojnë deklaratat. Në vendin e ngjarjes kishte kamera në lokalet, ku personalisht kërkova që ato kamera të i marrin policia, mirëpo kamerat u larguan, çka mbetem i habitur me këtë gjest. Policët fotografuan, na thanë të i largojm veturat dhe na i morrën dokumentet, dhe më thanë që të martën të paraqitem në prokurori. Nga këto sjellje jo korrekte, dhe aspak profesionale, më vie qudi prej gjilanasve, vëllezërve të mi për të cilët personalisht kam investuar pa rezervë në sportin gjilanas, e veçanërisht ‘’KF-Gjilanin’’, nuk do ti prisja kurrë këto sjellje dhe ndryshime të deklaratave vetëm kur e shikuan se jam nga Bujanoci. A jemi vëllezër Shqiptarë apo çka jemi!?’’thotë Xhelal Behluli./Radio Star/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com