Drejtoresha tha për dy ditë, kaluan 4, aparati i ultrazërit akoma nuk është kthyer

0

Reparti i gjinekologjisë në shtëpinë e shëndetit në Bujanoc vazhdonë akoma të jetë pa aparat të ultrazërit, i cili është mëse i domosdoshëm për gjinekologët, veçmas për kontrollimin e grave shtatzëna, të cilat duhet të bredhin në klinika private, disa prej tyre edhe në Vranjë për një kontrollë rutine.

ultrazeriBujanociNet në fillim të kësaj jave kishte kontaktuar edhe drejtoreshën e shtëpisë së shëndetit e cila pati deklaruar se kjo aparaturë do të arrijë brenda dy ditëve, ngase është dërguar në një riparim, për shkak të një difekti, por edhe sot pas 4 ditëve nuk është kthyer, dhe gjinekologët e këtij reparti rrijnë duarkryq, kur janë në pyetje kontrollat në ultrazë. Gjat një bisede telefonike të zhvilluar sot me drejtoreshën, ajo është përgjigjur se kthimi i ultrazërit pritet nga e hëna, por duke mos caktuar ndonjë datë të saktë se kur do të kthehet kjo aparaturë e cila flitet se është në riparim. Gjatë një hulumtimi të bërë brenda shtëpisë së shëndetit, jozyrtarisht mësohet se kjo aparaturë është duke u përdorur në një klinik private të cilën e udhëheq njëri nga mjekët e këtij reparti dhe se kjo është arsyeja që në shtëpinë e shëndetit nuk ka aparat të ultrazërit. Që nga 25 dhjetori ata të cilat më së shumti kanë pasur problem janë gratë, pasi janë detyruar të shkojnë jashtë Bujanocit për kontrolla, por kjo nuk është më e keqja, një kontroll në klinikat private kushton nga 2500 dinarë e më lartë andaj kjo shkon edhe në dëm finansiar. Lidhur me këtë më së shumti dëmtohen pacientët e komunës së Bujanocit të cilët detyrohen të paguajnë në klinikat private ose të marrin rrugën për në Qendrën Spitalore në Vranjë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com