Drejtoresha e arratisur e “Global Hospital” mund të ndodhet në Luginë

0

​Drejtoresha e arratisur e “Global Hospital” fton pacientët për vazhdim të trajtimit në Serbi

Pronarja e “Global Hospital”, Gjina Zeqiri, e cila është larguar të hënën mbrëma nga Kosova duke lënë pas vetës 38 pacientë në procedurë, 14 prej tyre me embrione të prishura, tash ju është lajmëruar pacientëve.

Ajo, përmes telefonit, iu ka thënë atyre të organizohen dhe të shkojnë në Serbi (ku ajo për momentin ndodhet), me arsyetimin se atje do të iu kryej procedurat e infertilitetit dhe të përcaktimit të gjinisë.

Kështu i kanë thënë KosovaPress’it, pacientët të cilët sot iu drejtuan Ministrisë së Shëndetësisë, ku dorëzuan deklaratat e tyre me qëllim që kjo ministri tu jap përgjigje se a do të iu kthehen paratë apo do të transferohen në një spital tjetër për të përfunduar trajtimet mjekësore.

Pacientët thonë se nuk e kanë pranuar ftesën e bërë nga doktoresha Gjina Zeqiri dhe gjithë shpresat tash i kanë tek vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë.

Ata tregojnë se kanë kontaktuar sot me doktoreshën Gjina, e cila, siç thonë ata, ka fajësuar Ministrinë e Shëndetësisë për këto që po ndodhin.

“Gjina është dëgjuar sot, dhe na ka thënë në qoftë se jeni në gjendje ne me ardh në Serbi, me shpenzime të mija me krejt, unë dalë iu marrë në kufi, iu qoj furgonat, krejt neve na ka thënë, unë për veti iu thashë jo”, thotë një pacient.

Pacientët janë revoltuar dhe kërkojnë zgjidhjen sa më të shpejtë të problemit të tyre.

“Unë jam ai që kam me shku në spital dhe kam me hy me bo kërrsh spitalin, çka të mundem, dhe du me nxjerrë paren tem, zgjidhje tjetër nuk ka, na ma poshtë nuk kemi ku me shku”, tha një pacient tjetër.

Njëri nga pacientët tregon se sot nuk janë pritur nga ndonjë zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë, por vetëm i kanë dorëzuar deklaratat e tyre. Pacienti tregon se deri tash kanë kontaktuar vetëm me z. Curr Gjocajn, nga Komisioni i Ministrisë së Shëndetësisë, i cili u ka thënë se duhet të presin për përgjigje.

“Me shku, kontrollet i keni, se jeni të stresuar, i bëni kontrollet, shkoni rregullisht, ne iu paguajmë krejt Bahçeçi-në, përmes xhirollogarive”, thotë ai.

Tash ka mbetur që Komisioni i Ministrisë së Shëndetësisë t’i shqyrtojë deklaratat e pacientëve dhe të vazhdojë procedura e tyre përmes prokurorisë.

KosovaPress nuk ka arritur të gjejë numër kontakti të Gjina Zeqirit. Pacientët kanë nguruar ta japin atë numër me të cilin ajo iu është lajmëruar mbrëmë.

Ditë më parë, “Global Hospital” u mbyll me urdhër të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, meqë dyshohet se aty është bërë dhurimi i materialit trashëgues pa dijeninë e pacientëve.

Edhe në vitin 2008 “Global Hospital” është mbyllur për të njëjtat arsye, dhe në skenarin e njëjtë pronarja Gjina Zeqiri kishte ikur nga Kosova në Serbi.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com