Drejtorati për ndërtim pranon 18 punëtorë sezonal, konkursi është shpallur

0

Enti Nacional për punësim ka shpallur konkur për punë publike. Në këtë konkur ka konkuruar edhe drejtorati për ndërtim ku ka fituar të drejtën që ti punësoj 18 punëtor sezonal që do të kujdesn për ambientin, do të bëjnë pastrimin e rrugëve dhe lumenjëve që gjenden në komunën e Bujanocit.

konkurs

Punët do të zgjasin 4 muaj, ku do të punësohen personat deri në moshën 30 vjeçare për të cilët drejtorati për ndërtim nga Enti Nacional për punësim ka përfituar 1.500.000 dinarë, tha Agim Haliti drejtori i drjtoratit për Ndërtim. Kushti për të konkuruar në këtë konkurs është që të interesuarit të jenë të evidentuar në Entin për punësim si të pa punë dhe ta kenë të kryer shkallën e dytë të shkollimit por edhe ata që nuk e kanë të kryer shkollën fillore mund të konkurojnë. Të intersuarit duhet që brenda dy-tre ditëve të paraqiten në entin për punësim dhe të iformohen rreth procedurave që i pret në punën që do të punësohen. Pos pagës që do të marin do ti kenë të paguara edhe kontributet pensionale dhe shendetsore. Haliti tha se, nëse ka të interesuar për kryerjen e këtyre punëve publike, direksioni do të konkuroj edhe vitin e ardhshëm që sado pak të zbus papunësin në vend./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com