Drejtorati për ndërtim nuk ka të dnalur, nënshkruhen edhe katër kontrata të reja

0

Drejtori i drejtoratit për ndërtimAgim Haliti së bashku me përfaqsuesit e “Saba Bellça”, sot nënshruan katër kontrata që kanë të bëjnë me rregullimin infrastrukturën rrugore në komunën e Bujanocit, që kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të qytetarëve.

Agimi

Kontratat u nënshkruan për asfaltimin e katër rrugëve në katër fshatrat e komunë sonë, në Nesalc, Bilaç, Levosojë dhe Lilanc. Vlera e marëveshjes së parë për rrugën në fshatin Levosojë së bashku me TVSH-në është 4.092.480 dinarë. Për rrugën e fshatit Lilancë vlera është 4.833.045 dinarë, në fshatin Nesalcë vlera e rrugës është 5.498.703 dinarë dhe në fshatin Bilaç projekti ka vlerën 3.981. 852 dinarë, të gjitha këto projekta bashkarisht kapin vlerën 18.406.080 dinarë, rreth 153 mijë euro. Mjetet në falë janë siguruar nga buxheti komunal i Bujanocit, nëpërmjet drejtoratit për ndërtim. Sipas drejtorit Haliti punimet do të nisin menjëher pas prokurimeve publike dhe do të zgjasin 20 ditë./BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com