Drejtësia erdhi në vend, Shqipëria merr tri pikë

0

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, CAS, me qendër në Lozanë të Zvicrës, më së fundi sot e dha verdiktin e saj, duke i dhënë tri pikët e mohuara në tavolinë Kombëtares së Shqipërisë për ndeshjen dhunshme Serbi-Shqipëri, zhvilluar më 14 tetor të vitit të kaluar.

autocton

 

Një vendim ky i pritur prej kohësh, që natyrisht i entuziazmon të gjithë shqiptarët anekënd globit. Drejtësia e mohuar nga komisionet disiplinore të UEFA-s për ngjarje e dhunshme të Beogradit, më së fundi u vu në vend.

Dhënia e tri pikëve në tavolinë nga CAS, pas akteve të dhunshme dhe raciste të tifozëve serbë që provokuan ndërprerjen e ndeshjes Serbi-Shqiperi në Beograd, tashmë i ka ngjitur kuqezinjtë e Shqipërisë në vendin e dytë në Grupin I me 10 pikët e grumbulluara, po aq sa edhe Danimarka, shkruan sportal.

Tani ëndrra e të gjithë shqiptarëve për të shkuar në finalet e Francës bëhet akoma më reale dhe të prekshme.

Pas këtij vendimi, futbollistët tanë kuqezinj të Kombëtares do të shkojnë me tjetër moral dhe përgjegjësi më 4 shtator në Kopenhagen, në sfidën e tyre të radhës ndaj kombëtares daneze, një ndeshje e cila do të përcaktojë shumë fatet e Shqipërisë, që ndjek ëndërrën për të qenë në Francë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com