Drecun: Veturat e Kosovë mund të lëvizin nëpër Serbi vetëm me KS, e jo me RKS

0

Vetura nga Kosova mund të lëvizin përmes Serbisë qendrore vetëm më targa neutrale ndaj statusit me shenjen KS, ka deklaruar sot kryetar i të ashtuquajturit Këshill për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, duke shtuar se “Prishtina po e interpreton marrëveshjen për sigurimet në mënyrën që është e papranueshme për Serbinë”.

RKS

Drecun u ka thënë gazetarëve në Kuvendin e Serbisë se targat më herët janë trajtuar me marrëveshjen e kaluar teknike kur është vendosur që veturat nga Kosova mund të lëvizin nëpër Serbi me targa neutrale ndaj statusit me shenjën KS-Kosovo, transmeton Indeksonline.

Ai ka shtuar se Prishtina tash dëshiron që për marrëveshjen lidhur me sigurimin e veturave të përdoren targat që nuk janë neutrale ndaj statusit dhe kanë shenjen RKS – Republika e Kosovës.

“Veturat e tilla nuk mund të lëvizin përmes Serbisë dhe kjo është ajo manovra politike me të cilën Prishtina po tenton të marrë disa pikë dhe të zgjidh çështjen e sigurimeve në mënyrën që është e papranueshme për Serbinë”, ka thënë Drecin, duke shtuar se Serbia për të mirën e qytetarëve që kalojnë në “vijën administrative”, pa marrë parasysh kombësinë e tyre, këtë problem do ta zgjidh në ditët e ardhshme. /Indeksonline/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com