Dramë njerëzore: Babai lidh me litar tre fëmijët e sëmurë psiqik (Video)

0
Dramë njerëzore: Babai lidh me litar tre fëmijët e sëmurë psiqik (Video)

Një dramë përtej njerëzores, me fate njerëzish në udhëkryq. Në fshatin Fullqet të Matit protagonistët e kësaj drame janë tre fëmijë me probleme mendore, dy vajza dhe një djalë në moshën 18,13 dhe 10 vjeç, ku më të voglat janë vajzat.

Gazetari i News24 ka udhëtuar në këtë fshat të thellë malor ku sjell këtë histori të hidhur njerëzore ku prindërit në pamundësi për t’u kujdesur për fëmijët e sëmure i lidhin ne këmbët e krevatit me litar. I ati shprehet se është i detyruar ta bëjë këtë pasi nuk gjen asnjë rrugëzgjidhje tjetër.

Fëmijët sipas tij kryejnë veprime të papërgjegjshme dhe nuk kanë qenë të rralla rastet kur ata janë larguar edhe nga shtëpia.

Përtej këtij reagimi të pazakontë të familjarëve të krijuar sa nga mosdija një tjetër shkak duket se është dhe pamundësia e kësaj familje për tu përkujdesur për tre fëmijët ë sëmurë. Pa të ardhura, jashtë çdo vëmendje sociale dhe shëndetësore, në kushtet ekstreme varfërie familja Metalla në këtë zonë të thellë të matit gjen të vetmen rrugëzgjidhje trajtimin jonormal të fëmijëve të tyre duke i lidhur me litarë.

Drama e të sëmurëve që lidhen me zinxhirë një traditë mesjetare edhe çnjerëzore por që fatkeqësisht vjen dhe në këtë fillim shekulli nuk është e para e këtij lloji që luhet në këtë familje.

Vite më parë opinonin publik u shokua nga rasti i dy motrave në Maqellare të lidhura prej 22 vjetësh me zinxhirë nga babai i tyre. Më pas u raportuan raste dhe nga zona të tjera të vendit, ku veprohej në të njëjtën mënyrë, fëmijët me probleme lidheshin si qen me zinxhirë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com