Dramë dhe panikë në fluturimin Beograd – Zagerb

0
Dramë dhe panikë në fluturimin Beograd - Zagerb

Dramë dhe panikë e vërtetë ka ndodhur më 18 shkurt në aeroportin e Beogradit, kur aeroplani i “Air Serbia” me 57 pasagjer dhe anëtarët e ekuipazhit, sapo është ngritur nga aeroporti, i ka rënë rrota e majtë e përparme. Kjo ka shokuar udhëtarët.

Ky aeroplan i “Air Serbisë” në relacionin Beograd-Zagreb, më 18 shkurt ka fluturua nga Beogradi në ora 18.20, dhe vetëm falë shkathtësisë së pilotit është kthyer përsëri në pistë me vetëm një rrotë ne pjesën e përparme të trupit të aeroplanit.

“Të gjithë kemi qenë shumë të frikësuar. Mua më ka shkua nëpër mend gjithçka. Mirëpo falë të Madhit Zot, gjithçka përfundoi mirë” ka deklaruar një nga udhëtarët e këtij aeroplani.

Duke faleminderuar aftësisë dhe shkathtësisë së pilotit, që ka arritur me vetëm një rrotë të përparme të pjesë së përparme të trupit ta kthejë aeroplanin në vendin prej nga është ngritur, dhe kjo dramë ka përfunduar mirë.

Pas kthimit të aeroplanit në pistë, ekipet e specializuara teknike e kanë gjetur rrotën e rënë nga aeroplani, ndërsa udhëtarët e frikësuar tej mase, i kanë orientuar në një aeroplan tjetër dhe kanë vazhduar fluturimin për në Zagreb me dy orë vonesë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com