“Dr. Vdekja” i rastit “Medicus” jeton në Amsterdam, pritet arrestimi i tij

0

“Dr. Vdekja” i rastit “Medicus” jeton në Amsterdam, pritet arrestimi i tij

I ​ashtuquajturi “Dr Vdekja”, i cili është akuzuar për heqje të organeve të njerëzve në Kosovë është zbuluar se jeton në kryeqytetin holandez, Amsterdam, bën të ditur prokuroria e Krimeve të Luftës në Serbi.

Zyra e Krimeve të Luftës e ka gjetur në Amsterdam mjekun turk, Yusuf Sonmez, të cilin mediat e quajnë “Dr Vdekja”, për shkak se i akuzuari dyshohet që u ka hequr organet njerëzve në Kosovë, ndërsa që një kohë të gjatë është edhe në listën e më të kërkuarve të Interpolit!

Siç raporton e përditshmja serbe, “Kurir”, Sonmez është gjetur pas bashkëpunimit me një dëshmitar, ku prokuroria serbe kishte kontaktuar me mjekun turk përmes e-mail, duke u paraqitur si palë e interesuar për blerjen e veshkave.

Rreth gjetjes së “Dr Vdekja” është informuar menjëherë edhe Jonathan Ratel, kryeprokurori i EULEX-it në Kosovë, sepse ai është i akuzuari kryesor në rastin, “Medicus” – tregti me organet.

Ndërsa për këtë janë informuar edhe autoritet holandeze, dhe pritet arrestimi i tij dhe ekstradimi në Serbi.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com