Dorëzohet Nexhat Daci, LDD-në e shkrinë në LDK

0

Nexhat Daci ka vendosur ta shuajë Lidhjen Demokratike të Dardanisë. Tash e tutje LDD do të jetë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që drejtohet nga Isa Mustafa. Lajmin e ka konfirmuar Daci edhe në një prononcim për TV Rrokum.

dor-euml-zohet-nexhat-daci-ldd-n-euml-e-shkrin-euml-n-euml-ldk_hd

Në njoftimin e lëshuar nga LDD-ja thuhet se vendimi për shkrirjen e këtij subjekti politik në LDK është marrë më 24 prill.

“Pas vlerësimit të kontakteve që ka realizuar, grupi punues ka ardhur në përfundim se LDD, vizionin dhe politikat programore të saja, në rrethanat dhe realitetin politik të kohës, mund t’i realizoj me unifikimin e strukturave, anëtarësisë dhe politikave me një subjekt politik me ideologji të përbashkët, të programit të përafërt, është zgjidhje që siguron perspektive zhvillimore duke pasur një bazë fundamenti të përbashkët të anëtarësisë së LDD-së dhe LDK-së”, thuhet në njoftimin e LDD.

Lexojeni të plotë njoftimin e LDD-së:

Kryesia e zgjeruar e LDD-së, me datë 24 prill 2015, në mbledhjen e saj debatoi gjatë për aktualitetin politik të rënduar në Republikën e Kosovës.

Kryesia me vëmendje dëgjoi, kritikoi dhe dha kontributin e vet të çmuar për rrugëtimin e mëtejmë të LDD-së dhe skenës politike të fragmentuar dhe të pafuqishme për ballafaqime me sfidat e kohës për stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e vendit tonë.

Bazuar edhe në propozimin e Grupit Punues për hartimin e strategjisë së LDD-së, dhe debatin e zhvilluar, Kryesia ka nxjerr këtë

Deklaratë dhe përfundim

Pas vlerësimit të kontakteve që ka realizuar, grupi punues ka ardhur në përfundim se LDD, vizionin dhe politikat programore të saja, në rrethanat dhe realitetin politik të kohës, mund t’i realizoj me unifikimin e strukturave, anëtarësisë dhe politikave me një subjekt politik me ideologji të përbashkët, të programit të përafërt, është zgjidhje që siguron perspektive zhvillimore duke pasur një bazë fundamenti të përbashkët të anëtarësisë së LDD-së dhe LDK-së.

Kryesia propozon unifikimin e anëtarësisë së LDD-së dhe të LDK-së, si dhe fton anëtarësinë e të dy subjekteve politike që të jenë aktiv në këtë proces të rëndësishëm dhe serioz.

Gjithashtu falënderohet e gjithë anëtarësia e LDD-së si dhe struktura e saj udhëheqëse për rrugëtimin tone politik dhe vendosmërinë për të zhvilluar një proces të rregullt dhe profesional që është ofruar në zhvillimin e LDD-së. Falë punës tuaj në Kosovë dhe mërgatë kemi arritur të zhvillojmë një politikë të shëndoshë e cila ka kontribuar në shtetndërtimin, mbështetjen e programit dhe vizionit që kishte ish-presidenti Dr. Ibrahim Rugova, për Kosovën, thuhet në njoftimin e LDD-së.

Nexhat Daci, ish-kryetar i LDD, e ka konfirmuar në “Rrokum Roll” të TV Rrokum se shkrirja e LDD-së në LDK është nismë e LDD-së, derisa qëndrimin e kësaj të fundit nuk e din.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com