Donnarumma ua thyen zemrat tifozëve të Milanit, fshin përfundimisht llogarinë në “Instagram”

0

“Hakerat kanë sulmuar llogarinë time në rrjetet sociale”, thotë Donnarumma në një postim në “Twitter”, duke lënë të kuptohet se lajmi se do të rinovojë kontratën me Milanin nuk qëndron.

Në mbëmjen e së dielës, në një postim në “Instagram” të Gianluigi Donnarummas, u dha lajmi që bëri bujë në gjitha mediat botërore, ku portieri italian kishte shkruar: “Postimi im i fundit në rrjetet sociale shkaktoi stuhi të vërtet, diçka që unë nuk e doja dhe për këtë kërkoj falje. Dëshiroj të përsëris dashurin që kam për Milanin dhe fansat. Premtimi im është ky, si të përfundojë Euro, do të takohem me klubin së bashku me familjen time dhe agjentin për të diskutuar rinovimin”.

Por, duket se gjithçka është e pavërtetë.

Këtë e konfirmoi vetë lojtari në një postim në “Twitter”, duke thënë se hakerat ia kanë thyer llogarinë në “Instagram”, duke e shtyrë atë tani ta fshijë përfundimisht.

Me këtë, Gigio deshi të tregojë se lajmi se do të rinovojë kontratën me Milanin nuk qëndron dhe se largimi nga “San Siro” është i paevitueshëm.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com