Donatorët nga Turqia të gatshëm të investojnë në komunën e Bujanocit

0

Komuna e Bujanocit çdo ditë e më shumë po prezentohet dhe po bëhet e njohur në metropolet Evropiane me qëllim të përmirësimit të zhvillimi ekonomik, infrastrukturorë dhe situatës në përgjithësi, që qytetarët e Bujanocit të kenë një jetë më të mirë në të ardhmën.

 PD 1

Njeriu i parë i komunës Nagip Arifi, me stafin e tij prioritetet e komunës së Bujanocit këtë fundjave është duke i prezantuar në Turqi, ku po zhvillon takime shumë të rëndësishme me donator të cilët veprimtarit e tyre i kanë të shtrira në të gjith Evropën, për të investuar në komunën e Bujanocit. PD4Kryetari Arifi me stafin e tijë gjatë ditës së enjte më 25 shtator ka zhvilluar takime të shumta, duke filluar nga disa biznesmen te sukseshem të cilët veprojnë në qytetin e Bursës, të cilët shprehën interesimin e tyre për të investuar në komunën e Bujanocit. Në këtë takim afaristëve iu prezentuan potencialet investive të cilat i posedon komuna e Bujanocit. PD 3Gjatë takimit me afaristët kryetari Arifi i ndau një mirënjohje z.Bajram Kumova, perfaqësues i kompanisë “KUMOVA” i cili ka finsncuar renovimin e objektit të vjetër në shkollën “Muharrem Kadriu” në fshatin Tërnoc. Delegacioni nga komunan e Bujanocit i kryesuar nga njeriu i parë i komunës ka zhvilluar një takim shum të rëndësishëm me kryetarin e komunës Gursu z.Cuneyt Yildiz të cilit Arifi i dorzoi vendimin e Kuvendit Komunal për vazhdimin e iniciativës për vllaznimin e dy komunave. PD1Prezentimi i komunës së Buajocit dhe nxitja e investitorëve nga turqia që të investojnë në komunën e Buajnocit do të vazhdojë edhe gjatë ditës së premte, ku kryetari Arifi do të takohet edhe me kryetarin e Komunës së Bursës z.Rexhep Altepe./Bujanocinet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com