Domethënia e “E-së” së zezë në NEWBORN
09:56 | 17 Shkurt 2015

Mëngjesin e 17-të shkurtit, ditës së përvjetorit të 7-të të Pavarësisë së vendit, pamje tjetër ka marrë monumenti “New Born”, i vendosur në qendër të kryeqyetit. newborn Është shkronja “E”, ajo që është ngjyrosur tërësisht me të zezë. Ideatori i këtij obelisku, Fisnik Ismajli, ka sqaruar “ndryshimin” e monumentit. Ja shkrimi i plotë i Ismajlit në Facebook: “NeWBORN 7. Mëngjes, 17 shkurt 2015. Pavarësisht të gjithave, tradita vazhdon. Njerëzit u shprehën edhe sivjet. E-ja e zezë? Ide e disa artistave me u shprehë për Ekzodin, Evropën, Ekonominë, EULEX-in... Edhe një herë, NewBORN reflekton realitetin kosovar: ka nisë me u nxi, në një kaos ngjyrash në kerkim të shpresës. Në kërkim të ndjenjës që e patëm sot 7 vjet ma parë, e të cilën s'kemi çare pa e kthye një ditë. Urime."
Aurela Hoxha