Doktor Dergut Aliu hap këndin e librave në sheshin e Bujanocit, kryetari Kamberi dhuron libra falas (Foto)
14:18 | 31 Korrik 2017

Në Sheshin e qytetit, si donacion i Dr. Durgut Aliu (pronar i Spitalit "Lindja") është vendosur mini bibliotekë e hapur për lexuesit e komunës së Bujanocit. Është trend bashkëkohor në shumë qytete të botës një mini bibliotekë si kjo, prandaj që nga sot, duke ju faleminderuar Spitalit "Lindja" edhe qyteti i Bujanocit është pajisur me një të tillë. "Merr, lexo, ktheje" është mesazhi që mund ta lexoni në këtë mini bibliotekë, prandaj ftohen të gjithë qytetarët e Bujanocit që së pari t'i përdorin për t'i lexuar këto libra, t'i ruajnë, e më pas edhe ta pasurojmë me tituj të ri këtë bibliotekë dukë lënë nga një libër në të.
Françeska Jaçe