Doganat e Maqedonisë: Nuk kemi kthyer dhe nuk kemi mbajtur kontingjente nga Kosova për Tetovën

0

Drejtoria e Doganave të Republikës së Maqedonisë, njofton se deri më tani kjo drejtori nuk ka kthyer dhe nuk ka mbajtur ndonjë kontingjent me ndihma nga Kosova të dedikuara për Tetovën.

doganat-e-maqedonis-euml-nuk-kemi-kthyer-dhe-nuk-kemi-mbajtur-kontingjente-nga-kosova-p-euml-r-tetov-euml-n_hd

“Informojmë se nuk ka rast të kontingjenteve të kthyera ose të mbajtura me ndihmë për popullatën që pësoi dëme nga rajoni i Tetovës, aq më shumë që deri më sot nuk ka mbërritur asnjë kontingjent me ndihmë nga Kosova. Në mbështetje me nenin 195 nga Ligji doganor nga pagesa e detyrimeve të importit janë liruar organet shtetërore ose organizatat e regjistruara humanitare, për mall të destinuar për ndarje falas për viktimat e katastrofave natyrore ose katastrofave tjera ose për mall që mbetet në pronë të këtyre organizatave, ndërsa është destinuar për vënie falas në dispozicion të viktimave nga këto katastrofa, si dhe organizata të regjistruara humanitare, për mall të cilin e importojnë jashtë vendit për zbatimin e aktiviteteve të tyre humanitare.

Me këtë dispozitë ligjore edhe një herë demantohet mundësia e mbajtjes së mallit të destinuar për qëllime humanitare për shkak të doganës. Në drejtim të përshpejtimit të procedurave gjatë lirimit të ndihmës humanitare nga dogana dhe detyrimet tjera të importit, Qeveria e Republikës së Maqedonisë ka formuar një Trup koordinues për ballafaqim me gjendjet dhe dëmet nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e fuqishme në rajonin e Tetovës ku përpos kësaj janë përfshirë edhe persona udhëheqës nga Drejtoria e doganave, që në mënyrë aktive janë përfshirë edhe të gjitha institucionet shtetërore në procedurat doganore si Kryqi i kuq, Ministria e shëndetësisë, Ministria e punës dhe politikës sociale, Agjencia për ushqim dhe veterinari etj.

Përpos kësaj, Drejtoria e doganave ka përcaktuar edhe një ekip shtesë të nëpunësve doganor, të mobilizuar dhe krejt të përgatitur për ekspeditë gjatë procedimit me kontingjentet – donacionet për Tetovën dhe rajonin e Tetovës”, theksojnë nga Doganat e Maqedonisë transmeton Portalb

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com