Dogana në Preshevë kap suedezët me 17 kilogram marihuan, ja arsyja interesante e kontrabandimit (Foto)

0

Policia kufitare në bashkëpunim me doganën kanë ndaluar tentim kontrabandimin e 17 kilogramëve marihuanë nga dy suedez në kufirin e Preshevës me Maqedoninë.

Droga ishte zbuluar në veturën “Renault Scenic”, me targa të Suedisë me të cilën po udhëtonin dy suedez, njëri 30 dhe tjetri 35 vjeçarë, në relacion Greqi – Suedi.

“Dyshimi i doganierëve i detyroi ti kontrollojnë pasi siç kishin thënë po qëndronin për pushime në Greqi për 3 javë duke mos poseduar asnjë bagazh. Për këtë arsye vetura ishte dërguar në kontrollim të detajuar me skander, ku ishte zbuluar parregullsi në veturë në derën e pasme, në derën e bagazhit si dhe në hapësirat e rrotave të pasme” njofton dogana.

Marihuana me peshë 17.600 gram ishte e paketuar me 47 qese, ndërsa këta dy të rinj kishin deklaruar se kanë tentuar të kontrabandojnë drogë për shkak të borxheve të mëdha që kishin me bixhoz.

Këta dy shtetas me urdhër të zëvendës prokurorit janë mbajtur 48 orë për procese të mëtutjeshme ligjore.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com