Do t’iu lënë pa mend fotografitë e para të Apple iPhone me ekran të madh

0

Në internet janë shfaqur disa fotografitë të cilat tregojnë se si mund të duket Apple iPhone me ekran 6.1-inç, i cili pritet të prezantohet në shtator të këtij viti së bashku me versionin më të vogël me ekran 5.8-inç dhe atë më të madhin me ekran 6.5-inç.

Fillimisht është menduar se të tre telefonat do të vijnë me ekrane OLED, por raportet më të fundit thonë se vetëm dy prej tyre do të kenë ekran OLED, transmeton Koha. net.

Modeli 6.1-inç pritet të vijë me ekran IPS LCD.

Nëse i shikojmë fotografitë, mund të shohim një ndryshim shumë të vogël në dizajn krahasuar me iPhone X. Mund të shohim se ky model vjen me një prerje (notch) në pjesën e lartë dhe skajet anash, ndoshta me të njëjtin raport të ekranit prej 19:5:9, kornizë anësore prej alumini ndërsa korniza e përparme dhe e pasme prej xhami.

Po ashtu, mund të vërejmë se modeli 6.1-inç ka vetëm një kamerë në pjesën e pasme.

Sipas një raporti tjetër nga Korea, thuhet se ky iPhone do të shtyhet për dy muaj për shkak të disa problemeve teknike dhe nuk është gatshëm për prodhim masiv, përcjell Koha.net. iPhonët e shtrenjtë, në anën tjetër – duke nënkuptuar pasardhësin e iPhone X dhe versionit më të madh iPhone X Plus, janë të gatshëm të shkojnë në prodhim që tani por kjo është vetëm për shkak se ata përdorin ekranet OLED.

Ekranet LCD të iPhonët më të lirë, 6.1-inç, furnizohen nga LG dhe Japan Display (JDI) dhe burimet thonë se këto kompani luftojnë për të përmbushur kërkesat.

----- ------- --------------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »