Do të luajë ndaj ish-skuadrës së tij, kështu e kishte paralajmëruar Guardiolan
14:08 | 19 Shkurt 2019

Shorti i FA Cup, i ka vënë përballë Swansea Cityn e Manchester Cityn.Mbrëmë, pas përfundimit të ndeshjeve të rundit të pestë të kupës më të vjetër në botë, janë përcaktuar edhe çiftet çerekfinaliste në këtë garë.

Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Bersant Celina, që ishte për katër vite pjesë e Cityt por vazhdimisht po kalonte sezone si i huazuar, u transferua te ekipi i Swansea Cityt në verë, shkruan Insporti

Shorti i hedhur mbrëmë ka vënë përballë Swansean përballë Cityt, me Bersant Celinën që do të ketë mundësinë që të “hakmerret” ndaj ish-skuadrës së tij.

Muajin e kaluar duke folur për Wales Online, Celina i ka paralajmëruar ‘Citizens’ se do të kërkojë lavdinë në rast të përballjes ndaj tyre.

Lexoni deklaratat e Celinës rreth përballjes me Manchester Cityn

The post Do të luajë ndaj ish-skuadrës së tij, kështu e kishte paralajmëruar Guardiolan appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Kejvina Kthella