Do të habiteni kur të shihni se çfarë i nxorën nga veshi (Video)

0

Fillimisht ju këshillojmë të ulni zërin në aparatin tuaj, sepse personi në video flet me zë të lartë dhe përdorë shumë fjalë të rënda.
veshiBurri që shihet në videon e postuar në YouTube, duke shumë i fortë, por dhimbja e ka shtrirë në dysheme.

Atij i është futur në vesh një flutur nate, kurse miqtë mundohen t’ia nxjerrin.

“Operacioni” nuk shkon edhe aq lehtë, por për fat ka një përfundim të mirë.

Nëse ndonjëherë ju ndodhë të ju futet ndonjë insekt në vesh – megjithëse urojmë që kjo të mos ndodhë kurrë – ja se si duhet të veproni.

Instituti Nacional i Shëndetësisë ka dhënë katër forma që duhet t’i ndiqni, që të nxirrni insektin nga veshi, transmeton Telegrafi.

1. Mos e futni asnjëherë gishtin në vesh. Kjo mund të bëjë që insekti të thumboj.

2. Ktheni kokën në anën ku ka hyrë insekti, sepse mund të ndihmojë që të fluturojë apo të zvarritet anash.

3. Nëse këto nuk funksionojnë, vendosni ngadalë në vesh ujë mineral, vaj ulliri apo vaj për bebe. Të rriturit duhet t’i lëvizet butësisht lapra e poshtme e veshit poshtë e lartë, pasi të keni vënë vajin. Tek bebet duhet të hidhni vajin, në kohën kur i lëvizni ngadalë laprën e poshtme të veshit. Vaji mund t’i zë frymën insektit, por mund t’i ndihmojë edhe të dal jashtë. Mos e përdorni vajin që të nxirrni ndonjë objekt tjetër që ka ngecur në vesh, përpos insektit.

4. Edhe nëse arrini të nxirrni insektin jashtë, kërkoni ndihmë mjekësore. Mjaftojnë pjesë të vogla të insektit ta irritojnë lëkurën e ndjeshme të kanalit të veshit. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com