Djalë, lind foshnja e parë në maternitetin e Preshevës

0

Ditën e hënë në maternitetin jashtë spitalor të Preshevës lind dhe foshnja e parë në Preshevë.

Foshnje
A.B nga Presheva lind foshnjen e parë, në maternitetin e Preshevës. dr Xhejlane Ferati ka deklaruar se, i tërë procesi i lindjes ka shkuar më se normalisht. Foshnja është mashkull duke lindur me peshë 4 kilogram. “Procesi i lindjes ka shkuar në proces normal, duke e vlersuar me notën më të lartë. Foshnja është djalë dhe është mirë. Ka peshë prej 4 kilogram” ka thënë doktoresha Xhejlane.

Materniteti

Stafi, motrat mami dhe mjekët në maternitetin e Preshevës ka bërë ftesë të gjitha nënat shqiptare që të vijnë në kryejnë kontrollat dhe të lindin në Preshevë. “Kjo lindje e parë është inkurajuese edhe për të gjitha nënat tjera që të vijnë të lindin këtu në Preshevë” ka thënë dr Xhejlane. Materniteti ka 2 salla të lindjes, inkubimin, fototerapinë, dhomat e motrave , 4 dhoma rehabilitimi, kuzhinën dhe objektet tjera përcjellëse.Nga sot e tutje nënat shqiptare nuk do të bredhin spitaleve të tjerë. Dokumentacioni teknik i maternitetit ishte përpiluar në vitin 2010 , ndërsa punimet kishin filluar në vitin 2012 dhe vlera e përgjithshme e maternitetit është 1,5 milion euro. Materniteti është në dispozicion të nënave 24 orë.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com