DITURIA prodhon filmin artistik RRUGA DREJT SË VËRTETËS (Video)

0

“Rruga drejt së vërtetës” është filmi më i ri në Luginën e Preshevës. Ky film është prodhuar nga Shoqata Kulturore DITURIA e cila shtrinë aktivitetin e saj në qytetin e Preshevës dhe Bujanocit. Filmi me skenar dhe regji të aktorit dhe regjisorit Enver Halimit synon të sjellë një vizion më të qartë mbi agjërimin e muajit të bekuar të Ramazanit. Ndikimi i agjërimit në sfera të ndryshme të jetës së përditshme është tematika me të cilën është zhvilluar filmi.

dituria

Ai trajton sfidat me të cilat ballafaqohet një agjërues gjatë ditës së punës, ushtrimeve në futboll e sprovave shëndetësore. Filmi është xhiruar në Luginë të Preshevës nga produksioni filmik “New Vision” i cili ka bërë edhe montazhën e tij. Ndërkohë në film ndodhë një bashkëpunim i personazheve nga Lugina e Preshevës dhe Kumanova. Premiera e Filmit do të jepet në dy qendrat e Luginës së Preshevës. Në Preshevë premiera e filmit do të jepet të premten më 12 qershor në ora 20:00 në Shtëpinë e Kulturës “Abdullah Krashnica” ndërsa në Bujanoc premiera e filmit do të jepet të shtunën më 13 qershor në ora 20:00 në Shtëpinë e Kulturës. Filmi “Rruga drejt së vërtetës” është një objektiv tjetër me të cilin Shoqata Kulturore DITURIA synon të përmbush për shoqërinë shqiptare myslimane të Luginës së Preshevës dhe më gjerë. Ky film i prodhuar është një rezultat edhe më i madh për këtë organizatë që në programin e vet të aktiviteteve e ka avancimin e kulturës në Luginë të Preshevës. Shërbimi për informim i Shoqatës Kulturore DITURIA/BujanociNet/

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com