Me rastin e ditës botërore të mjedisit Organizata Eko Bu dhe The Future kan pastruar parkun e qytetit (Foto)

0

Me rastin e Ditës Botëroretë Mjedisit, gjat ditës së djeshme edhe në Bujanoc u shënua kjo ditë, ku aktivistët e Zyrës për të rinjë, Organizata Eko Bu dhe Organizata The Future kryen pastrimin e parkut të qytetit.

Theksojm se 5 qershori u caktua si Dita Botërore e Mjedisit në vitin 1972 , nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-s. U zgjodh kjo datë sepse përkon me ditën e hapjes e Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara. Qëllimi i kësaj ngjarje është të nxisë aktivitete dhe aksione për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit.

----- -------

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com
Gjuha / Jезик / Language »