Diskutohet për realizimin e buxhetit, janar-tetor 2014

0

Në sallën e kuvendit komunal sot u zhvillua takimi në mes të kryetarit të Komunës Nagip Arifi dhe drejorave të ndërrmarrjeve publike dhe shkollave, të komunës së Bujanocit. Në rend të ditës të kësaj mbledhje ishin tri pika, realizimi i buxhetit nga fillimi i vitit deri më 31 tetor, propozim rebalansi i buxheti për vitin 2014 dhe njoftimi rreth konkurseve për donacione të huaja dhe ministri të ndryshme.

komuna

Në mbledhjen e lartpërmendu, kryetari Arifi, para të pranishmëve foli haptas për realizimin e buxhetit nga ana e Ndërrmarrjeve Publike dhe shkollave. Sipas Arifit realizimi i buxhetit vetanak i komunës së Bujanocit për 10 muajt e kaluar ishte 89.69 përqind, përderisa buxheti i përgjithshëm për realizim ka qenë 85.99 përqind tha Arifi, duke shtuar se secili nga drejtorët e dinë se sa ka harxhuar pasi që shumica nga ta e kanë tejkaluar shifrën edhe pse dihet mirë se nuk kanë të drejt të harxhojn më shumë se sa fitojn. Gjatë mbledhjes u diskutua për ndërrmarrjet që më shumë kanë bërë tejkalim të buxheti për këtë vit, ku u përmend drejtoratit për ndërtim, që kishte tejkalim buxheti dhe shtëpia e shëndetit për punësim të numrit të madh të punëtorëve. Me këtë rast kryetari i komunës Nagip Arifi, kërkoi nga drejtorat e të gjitha institucioneve që të jenë më racional, të kenë kujdes se ku e shfrytëzojn buxhetin dhe mënyrën e shfrytëzimit./BujnaociNet/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com