Diskutimet në rrjetet sociale zbulojnë se si ti shmangeni dënimeve në autostradë për shpejtësi

0

Kohë më parë, siç ka shkruar presheva.com, ka filluar matja e shpejtësisë mesatare në bazë të kohës të cilën e kaloni nga një pikë pagese e deri tek tjetra, dhe për këtë kanë filluar të denohen shoferët të cilët tejkalojnë këtë shpejtësi.

Për shtetasit e huaj, denimi paguhet menjëherë ndërsa për shtetasit e Serbisë denimi kryesisht vjen në adresë të shtëpisë.

Që kur ka filluar të aplikohet kjo metodë, në rrjetet sociale kanë filluar diskutimet.

Me ditë është polemizuar në internet se sa ka qenë e nevojshme kjo, dhe ata që vozitin më shpejtë në autostradë kanë qenë me shumë ide se si ti shmangen dhe ta “mashtrojnë” policinë.

Ide ka pasë shumë – e para që ia shkuar ndër mend shumicës ka qenë që të vozisin shpejt dhe pastaj të ndalen në pauzë për kafe dhe gjatë arritjes në pikën e pagesës gjithçka të duket se kanë vozitë në 120 km/h.

Një vozitës ka dhënë edhe idenë e tij nga përvoja.

“Pasi i afrova ta paguaj, i thash një gruaje që po punon aty se kam humbur tiketën e pagesës në autostradë. Ajo më tha se duhet ta paguaj relacionin më të gjatë. Po shpejtësia mesatare? Ajo më tha se nuk mund të matet pasi nuk ka si ta lexoj pikën hyrëse.

Kjo do të thotë se nëse nga Beogradi deri në Pozharevac keni vozitë me shpejtësi të madhe, me ardhjen në pikën e pagesës nëse thoni se keni humbur tiketën ju do të paguani 610 dinarë.

Kjo nuk vlen për ata që kanë pagesë elektronike ENP.

Natyrisht, këshilla jonë është që kjo metodë të mos aplikohet pasi kufizimi i shpejtësisë ekziston me arsyje. Dhe duhet të jeni të vetëdijshëm se me vozitje të shpejtë rrezikoni jo vetëm jetën tuaj por edhe pjesmarrësve tjerë në komunikacion.

Nëse tejkaloni shpejtësinë mesatare në autostradë (120 km/h) në Serbi e cila matet me kalimin nga një pikë e pagesës në autostradë deri tek një tjetër, atherë ju do të marrni denime të caktuara.

Denimet e parapara:

121 – 140 km/h – 3000 dinarë
141 – 160 km/h – 5000 dinarë
161 – 180 km/h – 6000 deri 20.000 dinarë, tre pikë dhe marrja e patent shoferit për 3 muaj
181 – 200 km/h – 15000 deri 30000 dinarë ose burg deri 30 ditë, 6 pikë dhe marrja e patent shoferit deri 3 muaj
201+ – 100000 -120000 dinarë, më së paku 15 ditë burg, 14 pikë dhe marrja e patent shoferit më së paku 8 muaj.

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com