Diskotekat e Gjilanit arenë e kanosjeve me armë, prangoset një i dyshuar

0
Polic
Policia e Kosovës, njësitet reaguese dhe ato sektoriale të stacionit policor –Gjilan, kanë reaguar në lidhje me një rast në diskotekën “Stop – Clab”, prej nga është raportuar për një person të dyshuar, i cili kishte kanosur njërin nga punëtorët e kësaj diskoteke.
Personi i dyshuar është arrestuar dhe në vendngjarje është kryer bastisja e personit, me ç’rast në trupin e tij është gjetur një pistoletë e markës “Ceska Zbrojovka”, e kalibrit 7.65 mm, dhe një karikator në të cilin ka pasur një fishek.
I dyshuari është sjell në stacionin policor dhe i është marrë deklaratë. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori për krime të rënda me urdhër te të cilit ndaj të dyshuarit është vënë masa e ndalimit policor 48 orë, si dhe është iniciuar kallëzimi penal për dy vepra penale të kryera, “Mbajtje në pronësi, shfrytëzim ose posedim i paautorizuar i armës“ njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.

Comments are closed.

Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com