Disa pika për ligjëruesit e xhumasë ose në ligjërime të ndryshme

0
Shkruan: Ragmi Destani

Shkruan: Ragmi Destani

1. Pozicionoje mirë qëndrimin e trupit

2. Të jetë e rregulluar mirë veshja (e xhybes dhe shallit)

3. Fillo me zë të qetë por me vendosmëri

4. Mundohu ta ushtrosh një art të zërit gjatë ligjërimin, duke mos e mbajtur vetëm një ton të zërit, duke mos e përdorur shumë: Ëëëëë, Ëëëëë dhe mos

të përsëritet shpesh ndonjë fjalë që dikush e ka shprehi. si psh: Domethënë, domethënë etj etj.

5. Kurr mos e ngrit zërin tepër gjatë ligjërimit

6. Gjatë ligjërimit, kontrolloji lëvizjet tua dhe vështroje në shikim tërë xhematin

7. Mos e freno shikimin vetëm tek një person

8. Mos përdor parathënie të gjata deri tek fillimi i temës

9. Në fillim të ligjërimit, përmende temën e ligjërimit

10. Mundohu të sjellësh tema të reja, e jo përsëritje të shpeshta

11. Në ditët e dalluara fetare, fol për ato tema

12. Përcjelle kalendarin e Kombeve të bashkuara për ditët ndërkombëre, dhe jepe qëndrimin e fesë për atë çështje

13. Tema të zhvillohet kështu: Parathënia, hyrja në temë, tema dhe konkluzat

14. Gjatë ligjërimit: Mos lësho kritika apo vërjetje xhematit apo edhe ndonjë gjëje tjetër,, por paraqite anën negative të saj,

dhe si duhet të jetë realiteti

15. Të jesh shumë i vetëdijshëm për kapacitetin e xhematit

16. Mos të jeta gjuha jotë shume letrare, e as e thjeshtë

17. Mundohu të jesh i qartë pa komplikime në shtjellimin e temës.

18. Mbaje të shkruar në dorë konceptin e temës, që të mos dalësh prej temës, dhë që të dukesh më modest

19. Koncentrohu në temën e paralajmëruar, e mos fol gjëra të përgjithshme

20. Kurrë mos e përdor fjalën: ” Ju duhet të bëni “, Por ne duhet të bëjmë

21. Mos e shtro një problem, pa e paraqitur edhe zgjidhjen e tij

22. Mundohu që të kesh ndonjë shembull që të shërben në temë

23. Mundohu që të mos jetë tema e gjatë mbi 20 minuta

24. Gjithmonë shpërndaj optimizëm gjatë ligjërimin, duke i paraqitur mundësitë më të lehta e jo më të vështirat

25. Bëj dua për atë xhematë dhe për mbarë besimtarët.

 

Shpërndaje në rrjetet sociale.
Google+ Disqus

Leave A Reply

comments powered by Disqus
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com